Lidhje

Tajfuni godet Kinën, lëviz drejt Hong Kongut


Tajfuni Mangkhut goditi të dielën provincën më të populluar të Kinës, Guanxhou, pasi u largua nga Hong Kongu, ku shkaktoi shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 200 kilometra në orë.

Më tepër se 2.4 milionë banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre, për shkak të stuhisë më të fuqishme që ka goditur rajonin këtë vit.

Në Kinë u raportuan fillimisht 2 të vdekur, ndërkohë që numri i viktimave në Filipine arriti në 50 vetë.

Hong Kong e ngriti në 10 numrin e paralajmërimit për stuhi, shifra më e lartë për këtë kategori. Banorëve ju bë thirrje të mos dalin nga shtëpia.

Mangkhut fillimisht ishte cilësuar super tajfun, tani është dobësuar, por metereologët thonë se ai vazhdon të jetë vdekjeprurës.

Pritet që tajfuni të godasë Macaun, qendrën e bixhozit të Kinës. Kazinotë u mbyllën mbrëmë, për të shmangur rrezikun ndaj banorëve të qytetit, punonjësve dhe vizitorëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG