Lidhje

Pistorius, fajtor për vrasje të parandalueshme


Atleti jug-afrikan Oscar Pistorius është shpallur fajtor për vrasje të parandalueshme, një ndër akuzat më të lehta që rëndonin mbi të, pasi u shpall dje i pafajshëm për vrasje me paramendim.

Gjykatësja që drejtoi procesin kundër Pistorius foli dje gjatë para se të shpallte vendimin kundër atletit që qëlloi për vdekje të dashurën e tij Reeva Steenkamp në shkurt 2013.

Gjykatësja tha se i pandehuri nuk veproi në mënyrë të logjikshme kur qëlloi katër herë me armë zjarri në banjon e banesës së tij, duke e ditur se personi në banjë mund të vritej. Por ajo tha se ai nuk veproi si vrasës menjëherë pas aktit, pasi u telefonoi autoriteteve dhe u përpoq ta mbante gjallë viktimën deri në mbërritjen e ambulancës.

Vrasja e parandalueshme shoqërohet me dënim deri me 15 vjet burgim. Dënimi për Oscar Pistorius do të shpallet më 13 tetor.

XS
SM
MD
LG