Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se një autobus i linjës ndërkombëtare , Athinë-Tiranë u sulmua nga persona të armatosur që dyshohet se synonin grabitjen e udhëtarëve. Burimet zyrtare të policisë konfirmuan se si pasojë e sulmit dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve humbi sot jetën në spitalin civil të Fierit.
Policia e Gjirokastrës tha se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në segmentin që lidh Tepelenën me Fierin , në një zonë të njohur edhe më parë për grabitje të dhunshme.Sipas policisë personat e armatosur qëlluan me armë në drejtim të faqes anësore të autobuzit dhe dy nga udhëtarët u plagosën.
Dëshmimtarë thanë se shoferi nuk e ndaloi autobuzin dhe shtoi shpejtësinë për ti shpëtuar sulmit duke kërkuar më pas ndihmë në një pikë policore. Të plagosurit morën ndihmë në spitalin e Fierit dhe mjekët thanë se njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte për shkak të dëmtimeve të organeve jetike nga sulmi me armë zjarri. 25 vjecari Leonard Tabaku humbi jeten vetem pak ore pas incidentit.
Forca të shumta policore po zhvillojnë një operacion në shkallë të gjerë në zonë. Polica vuri një shpërblim prej 10.000 eurosh në dispozicion për cdo informacion që do conte në zbulimin e grabitësve. Pak ditë më parë një tjetër sulm kishte ndodhur në banesën e një mjeku në Gjirokastër nga grabitës me maska ndërsa policia kishte arrestuar një ditë më vonë tre nga autorët e dyshuar.