Lidhje

Britanikja e dënuar në Egjipt, ankohet familja


Familja e një gruaje britanike e dënuar në Egjipt nën akuzat se ishte përpjekur të fuste kontrabandë një ilaç kundër dhimbjeve, ka shprehur shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore. Zonja Plummer u arrestua në tetor dhe u dënua të martën.

Një gjykatë egjiptiane e dënoi 33 vjeçaren Laura Plummer me tre vjet burg.

E motra e zonjës Plummer u shpreh:

"Ajo as që mund të ngrihej në këmbë në gjykatë, sepse ishte mbajtur në qeli për gati tre muaj. Ajo nuk shihte dritë me sy, merrte pak ushqim dhe as nuk flinte si duhej. Ajo është ndoshta në prag të një shkatërrimi mendor, është tepër e tronditur,” tha e motra e zonjës Plummer, Jayne Synclair,

Zonja Plummer u arrestua në tetor në Hurghada, një qytet turistik pranë Detit të Kuq, ku oficerët e doganës gjetën qindra tableta Tramadol në bagazhin e saj.

Tramadoli është i ndaluar në Egjipt sepse mund të përdoret si ilaç rekreativ.

Një anëtar i parlamentit tha se një diplomat britanik bisedoi me homologun e tij egjiptian përpara dënimit. Ai tha se zonja Plummer kishte gjykuar gabim, por nuk kishte patur synime kriminale.

Zonja Plummer ngul këmbë se ilaçet i kishte sjellë për të dashurin e saj egjiptian që vuan nga dhimbja kronike e shpinës.

Vendimi i gjykatës mund të dërgohet në apel.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG