Lidhje

Polakët votojnë në zgjedhjet parlamentare


Polakët votojnë në zgjedhjet parlamentare
Polakët votojnë në zgjedhjet parlamentare

Ato mund t'i japin partisë së kryeministrit Donald Tusk një mandat të dytë katër vjeçar

Polakët po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare të cilat mund t'i japin partisë së kryeministrit Donald Tusk një mandat të dytë katër vjeçar për të ndjekur reformat ekonomike dhe për të përmirësuar lidhjet me pjesën tjetër të Evropës.

Votuesit po zgjedhin 460 anëtarë të dhomës së ulët të parlamentit dhe 100 anëtarë të senatit. Partia që siguron më shumë vende do të formojë qeverinë e re. Anketat e fundit të opinionit javën e kaluar tregonin se partia në pushtet ka një epërsi ndaj opozitës.

Në një anketë mbështetja për partinë e Platformës Civile ishte 31 përqind, ndërsa për partinë Ligj dhe Drejtësi të opozitës ishte 21 përqind. Rezultatet e para zyrtare nga Komisioni i Zgjedhjeve pritet të shpallen nesër.

XS
SM
MD
LG