Lidhje

Bllokohet sasi e madhe marijuane në Berat


Policia e Beratit tha se sekuestoi rreth 1.5 ton marijuanë në një zonë rurale të këtij Qarku. Sipas burimeve paraprake policore 6 persona janë ndaluar, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia tha se njëri prej operacioneve është zhvilluar në tre banesa në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, ndërsa operacioni tjetër është zhvilluar në rrugën kombëtare Poliçan-Bogovë ku janë gjetur sasi të mëdha lëndësh narkotike të hedhura në rrugë.

Zonat e Beratit dhe Skraparit u përfshinë vitin e shkuar nga kultivime të marijuanës në disa zona malore të dy rretheve ndërkohë që policia shkatërroi disa vatra.

Policia shqiptare edhe gjatë 24 orëve të fundit zbuloi disa dhjetëra kilogramë marijuanë në disa zona të vendit duke shoqëruar personat e përfshirë në transportimin e lëndës narkotike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG