Lidhje

Policia e Bostonit arreston dhjetra protestues


11/10/2011
11/10/2011

Policia e Bostonit ka arrestuar sot dhjetra protestues anti-kapitalistë, anëtarë të Lëvizjes Occupy Wall Street, Zaptimi i Wall Stritit, që është përhapur në qytetet kryesore amerikane.

Media dhe zyrtarët të policisë thanë se arrestimet filluan sot në mëngjes, pasi demonstruesit i refuzuan kërkesat e policisë për të mos protestuar në zonat publike, ku kohët e fundit janë bërë rinovime të mëdha.

Policia kërkoi që demonstruesit të largoheshin nga vendi ku i filluan protestat, ku ata kishin ngritur një qytet me tenda.

Disa orë para arrestimeve policia bëri një deklaratë, ku i paralajmëronte protestuesit që nuk i bindeshin urdhërave të policisë se do të arrestoheshin, nëse nuk do t’i bindeshin ligjit.

XS
SM
MD
LG