Lidhje

Policia ruse arreston dhjetra protestues në Moskë


Policia ruse arrestoi dhjetra protestues që po demonstronin para një stacioni televiziv në Moskë, pasi transmetoi një dokumentar ku thuehj se shiheshin njerzit duke u paguar për të dalë në protesta kundër presidentit të zgjedhur, Vladimir Putin.

Të paktën 500 veta u mblodhen sot për një miting afër kullës më të madhe televizive në qytet. Shumë prej tyre brohoritnin “Turp NTV” dhe “Rusia pa Putinin”.

Aktivisti rus i opozitës Sergei Udaltsov, i cili ishte në radhët e të arrestuarëve e cilësoi si “tradhtar” gazetarin, i cili kishte përgatitur filmin.

Programi i televizionit NTV “Anatomia e një Proteste” akuzon se disa nga pjesëmarrësit në tubimet e protestave e kanë bërë kërë gjë kundrejt pagesave me para në dorë. Programi linte të kuptohej gjithashtu se kjo lëvizje ishte financuar nga Perëndimi.

NTV dikur ka qenë një stacion i pavarur televiziv, por ra nën kontrollin e shtetit kur zoti Putin erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2000. Drejtuesit e këtij rrjeti televiziv thanë se këtë film dokumentar do ta ritransmetojnë edhe sot.

XS
SM
MD
LG