Policia sudaneze u përlesh sot me studentët gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin e vendit, Khartoum.
Qindra studentë morën pjesë në protestë duke bërë thirrje kundër çmimeve të larta, qeverisë, dhe presidentit Omar al-Bashir.
Dëshmitarët thanë se policia shpërndau një protest afër pallatit presidencial, dhe u përlesh me studentët në të paktën dy universitete. Në një nga shkollat, studentët gjuajtën me gurë policinë, të cilët u përgjigjen me gaz lotsjellës dhe i rrahën protestuesit me shkopinj gome.
Partia opozitare Umma thotë se autoritetet kanë arrestuar rreth 40 protestuesë.
Studentët iu përgjigjën thirrjeve për demonstrata paqësore kundër qeverisë të transmetuara përmes internetit. Organizuesit e protestës thanë se ata u frymëzuan nga protestat që rrëzuan presidentin e Tunizisë dhe demonstratat që po vazhdojnë në Egjipt.
Protestat përkuan me njoftimin e parë zyrtar se Sudani jugor ka votuar për t'u ndarë nga veriu.