Lidhje

Donald Tusk merret në pyetje lidhur me skemën piramidale


Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, po merret në pyetje në Poloni në vazhdën e një hetimi parlamentar mbi një skemë piramidale. Mashtrimi financiar në Poloni doli në dritë në vitin 2012 kur zoti Tusk mbante postin e kryeministrit.

Prokurorët thonë se rreth 20 mijë investitorë humbën mbi 225 milion dollarë në atë që doli se ishte një skemë piramidale. Sipas hetuesve, skema i përkiste institucionit financiar “Amber Gold”, dhe se autoritetet nuk morën masat e nevojshme, megjithë sinjalet paralajmëruese. Djali i zotit Tusk, Mihal kishe marrëdhënie me firmën “Amber Gold”.

Kritikët thonë se partia në pushtet po i përdor hetimet si një përpjekje për të diskredituar zotin Tusk, i cili i përket opozitës polake dhe është President i Këshillit të Evropës që nga viti 2014.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG