Lidhje

Poloni, statujë për nder të ish-presidentit amerikan Ronald Regan


Poloni, statujë për nder të ish-presidentit amerikan Ronald Regan
Poloni, statujë për nder të ish-presidentit amerikan Ronald Regan

Ish-presidenti i Polonisë, Leh Valesa zbuloi sot në Varshavë një statujë të ish-presidentti amerikan Ronald Regan, në një ceremoni nderimi ndaj ish-presidentit amerikan, për kontributin e tij frymëzues në rënien e komunizmit në Poloni.

Në një ceremoni që u zhvillua sot, zoti Valesa tha se Polonia nuk do të ishte sot e lirë pa zotin Regan. Ronald Regani ishte president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1981 deri në vitin 1989 dhe ai mbahet mend për qëndrimin e tij të ashpër ndaj Bashkimit Sovjetik.

Statuja e bronzit 3 metra e gjysëm e lartë është vendosur përballë ndërtesës amerikane në qendër të Varshavës. Ajo e paraqet zotin Regan duke buzëqeshur në një moment historik të mirënjohur, në qershor të vitit 1987, kur ai mbajti një fjalim në Berlin, gjatë cilit i bëri sfidë presidentit të asaj kohe të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, me thënien e famshme “rrëzoje atë mur”, duke ju referuar Murit të Berlinit.

Muri ishte simbol i Luftës së Ftohtë dhe ndarjes që ekzistonte mes Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore. Edhe vende të tjera evropiane, përfshirë Hungarinë, kanë inauguruar këtë vit monumente përkujtimore të zotit Regan, me rastin e 100-vjetorit të lindjes të ish-presidentit amerikan.

XS
SM
MD
LG