Lidhje

Polonia voton sot për të zgjedhur presidentin e vendit


Polonia voton sot për të zgjedhur kryetarin e shtetit, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja e presidentit Lech Kaczynski në një aoroplan që u përplas në afersi të qytetit rus Smolensk.

Anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se kandidati i Platformës Qytetare, Bronoslaw Komorowski kryeson garën, nderkohë që vellai binjak i presidentit të ndjerë, Jaroslaw Kaczyncki i partisë Ligji dhe Drejtësia ndodhet në vend të dytë. Më shumë se 30 milion polakë kanë të drejtë vote.

Në keto zgjedhje garojnë 50 kandidatë dhe nëse askush nuk fiton 50 përqind, dy kandidatët kryesorë do të sfidojnë njeri-tjetrin në një votim tjetër të caktuar me 4 korrik.

Përplasja e aeroplanit me 10 prill në afersi të Smolensk i mori jeten presidentit Kaczynski dhe 95 personave të tjerë përfshi dhe gruan e tij Maria si dhe shumë zyrtarë dhe ushtarakë të lartë polakë.

XS
SM
MD
LG