Lidhje

Papa vazhdon vizitën në Brazil


Papa Françesku rifilloi itenerarin e tij të ngjeshur sot në Brazil me një vizitë në një kishë të San Paolos për të nderuar një shenjtore katolike. Rreth 2 mijë ishin mbledhur për të siguruar zonën përreth Kishës që mban emrin e Shenjtores Aparecida, që është simboli i Shën Mërisë për Brazilin. Zyrtarët thanë se jashtë kishës ishin mbledhur rreth 200 mijë njerëz për të përshëndetur Papën.Vizita njëjavore e Papës në Brazil dhe kthimi i tij në kontinentin e origjinës përkojnë me festimin nesër të Ditës Botërore të Rinisë.

Rreth 2,000 policë ishin mobilizuar për masat e sigurisë, ndërsa Papa arrinte në kishën Virgjëresha e Aparecidas të San Paolos, ku e prisnin rreth 200 mijë besimtarë.

Papa Françesku dha në kishë një meshë, e para që ai jep jashtë Italisë.

Në meshën e tij, Papa kritikoi ato që ai i quajti "idhuj të përkohshëm" si paraja dhe pushteti.

Vizita njëjavore e Papës në Brazil -- dhe kthimi i tij në kontinentin e origjinës përkojnë me festimin nesër të Ditës Botërore të Rinisë. Mijëra pelegrinë u mblodhën dje në plazhin e famshëm të Kopakabanas në Rio de Zhaneiro për hapjen e Festivalit kushtuar kësaj dite.

"'Ky tubim i bukur ndërkombëtar vjen në zemër të këtij viti të shenjtë për besimtarët. Është koha për të ripohuar angazhimin tonë ndaj komunitetit të krishterë. Ne na kërkohet të jetojmë me besim të thellë në këtë kohë diversiteti dhe ndryshimesh, por me entuziazmin dhe koherencën e atyre që zgjedhin të drejtohen nga shpirti i shenjtë", tha arkipeshkvi i Rio de Zhaneiros, Dom Orani Tempesta.

Papa Françesku nuk mori pjesë në hapjen e festivalit. Ai e kaloi ditën e pushimit në një shërbesë kishtare private ku morën pjesë kryesisht murgesha braziliane dhe zyrtarë të kishës.

Përveç vizitës së tij në kishën e San Paolos sot, Papa do të takohet me të rinj në burgun e Rios, do të vizitojë zona kryesisht të pastruara nga bandat e drogës dhe do të inaugurojë një degë të spitalit të Rios për trajtimin e personave që përdorin drogë.

Vizita e Papës, udhëtimi i tij i parë jashtë që kur erdhi në krye të Kishës në muajin mars, vjen në një kohë trazirash sociale në Brazil që filluan muajin e kaluar me protestat kundër rritjes së çmimit të biletave të autobusëve në San Paolo. Demonstrimet u shndërruan në protesta masive në rrugë kundër shpenzimeve qeveritare për botërorin 2014 dhe u përhapën duke përfshirë protesta kundër korrupsionit të zyrtarëve.
XS
SM
MD
LG