Në ditën e dytë të udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme, Papa Françesku sot ndodhet në Izrael. Më parë ai shkoi në Bregun Perëndimor, ku bëri thirrje për paqe. Papa e ftoi presidenti palestinez Mahmud Abbas dhe atë izraelit Shimon Perez në Vatikan, për t’u lutur me të për paqen. Në turneun e tij Papa do të vizitojë edhe Kishën e Shenjtë në Jeruzalem, ku të krishterët mendojnë se u kryqëzua dhe u varros Jezu Krishti. Para do të udhëheqë atje lutjet së bashku me Patriarkun Bartolemeu të Kishës Ortodokse.