Lidhje

Shpërthen përsëri vullkani Popocatepetl


Në Meksikë, vullkani Popocatepetl shpërtheu dje përsëri, duke lëshuar hi, i cili është shpërndarë në dsia qytete në shtetin qendror Puebla, përfshirë edhe vetë kryeqytetin meksikan.

Qendra e Prandalimit të Fatkeqësive tha se vullkani në lindje të Meksiko Citit pati dje shpërthime që zgjatën për 8 orë. Fatmirësisht, erërat e shtynë hirin në drejtim të juglindjes, larg banorëve të kryeqytetit. Hiri, megjithatë mbuloi rrugët dhe makinat në qytetin Santiago Xalitzintla.

Shpërthimin më të madh në 1 mijë e 200 vjet, vullkani Popo-cate-petl e pati më 18 dhjetor të vitit 2 mijë, kur llava e zjarrtë detyroi evakuimin e mijëra banorëve që jetojnë pranë qendrës së vullkanit.
XS
SM
MD
LG