Lidhje

Popullsia e Kinës 5,9% rritje gjatë 2000-2010


Popullsia e Kinës 5,9% rritje gjatë 2000-2010
Popullsia e Kinës 5,9% rritje gjatë 2000-2010

Kina thotë se gjatë dhjetëvjeçarit 2000 – 2010, popullsia e vendit është rritur me 5,9 për qind, një shifër kjo thuajse dy herë më e vogël se ritmi i rritjes në dekadën e mëparshme. Tani Kina ka një popullësi prej 1,34 miliardë banorësh.

Rezultatet e publikuara sot nga Zyra e Statistikave tregojnë po ashtu se ka një rritje të shpejtë të popullsisë së moshuar. Kjo do të jetë problematike për ekonominë e dytë më të madhe të botës. Po ashtu vihet re një lëvizje e popullsisë nga fshatrat në drejtim të qyteteve.

Tani popullsia e zonave urbane është në shifrën rreth 50 për qind, krahasuar me vetëm 36 për qind në raportin e vitit 2 mijë. Mosha e re, 14 e poshtë tani përbën 16,6 për qind të popullsisë, një rënie kjo nga viti 2 mijë, ku kjo shifër ishte 23 për qind.

Kjo prirje e re e popullsisë në Kinë tregon se në të ardhmen vendi do të ketë më pak të rinj për të punuar në industri, që i ka dhënë Kinës rritjen aktuale eknomike.

XS
SM
MD
LG