Lidhje

Portugali: Vazhdon beteja me zjarret


Në Portugali, mbi 1,000 zjarrfikës vazhdojnë të ndeshen me flakët për të katërtën ditë në një zonë kodrinore në jug të vendit.

Sipas mediave portugeze, 31 zjarrfikës dhe 13 civilë janë plagosur. Zjarri kërcënon banesat e popullatës.

Zjarri filloi të premten, kur i gjithë gadishulli Iberik u përfshi nga temperatura të larta.

Në disa pjesë të Portugalisë, temperaturat arritën në 47 gradë Celsius, shumë afër rekordit prej 48 gradë të arritur vendosur në vitin 1977 në Athinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG