Lidhje

Të paktën 29 të vdekur në një aksident në Portugali


Të paktën 29 veta vdiqën, pjesa më e madhe gjermanë, në një aksident ku ishte përfshirë një autobus me turistë në ishullin Madeira të Portugalisë.

Autobusi u përmbys në qytetin bregdetar Canico, tha prefekti i këtij qyteti, Filipe Sousa.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar çfarë ndodhi. Nuk mund të përballoj vuajtjet e këtyre njerëzve”, i tha ai televizionit SIC.

Ai tha se turistët në autobus ishin të gjithë gjermanë, por disa këmbësorë po ashtu mund të jenë goditur prej tij. 27veta mbetën të plagosur.

Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, i tha televizionit SIC se disa nga viktimat janë nga Madeira, por pjesa më e madhe janë gjermanë.

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Reuters

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG