Lidhje

Një burrë çek i vuri vetes flakën në qendër të Pragës


Zyrtarët çek thanë se një burrë pësoi plagë të rënda pasi i vuri flakën vetes në qendër të Pragës, mes veprimtarive përkujtimore për vdekjen e një studenti çek 50 vjet më parë, i cili i vuri flakën vetes në përpjekje për të nxitur rezistencën në Çekosllovaki kundër pushtimit të udhëhequr nga sovjetikët më 1968.

Policia tha se burri i lindur më 1964, i vuri flakën vetes pasi përdori një substancë ndezëse të pacaktuar të premten ne sheshin Wenceslas.

Policia tha se qytetarë që ndodheshin aty pranë e fikën zjarrin.

Një burrë çek i vuri vetes flakën në Pragë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Shërbimi i shpëtimit në Pragë, tha se burri pësoi djegie në 30 për qind të trupit dhe u dërgua në spital ku është vënë në gjendje kome.

Jan Palach, një student çek, i vuri flakën vetes më 16 janar të vitit 1969, pasi që Pakti i Varshavës shtypi reformat liberale të njohura si pranvera e Pragës.

Ai vdiq tre ditë më pas.

Në vitin 1968, mbi 200 mijë trupa të Paktit të Varshavës, kryesisht sovjetik, por edhe nga Polonia, Hungaria e Bullgaria, zbarkuan në vend më 21 gusht, duke i dhënë fund "socializmit me fytyrë njeriu" të udhëheqësit komunist Aleksandër Dubçek dhe çuan në dy dekada të tjera të sundimit totalitar, derisa protestat masive paqësore në vitin 1989 në fund e rrënuan regjimin komunist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG