Lidhje

Pres. Obama, Uashingtoni garanton që Irani “do të pagojë një çmim”


Pres. Obama, Uashingtoni garanton që Irani “do të pagojë një çmim”
Pres. Obama, Uashingtoni garanton që Irani “do të pagojë një çmim”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se Uashingtoni garanton që Irani “do të paguaj një çmim” për tentativën për atentat ndaj ambasadorit saudit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama foli sot para gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin koreano-jugor Lee Myung-bak, në Uashington.

Ai tha se është e qartë që individë të brendshëm të qeverisë iraniane ishin në dijeni të komplotit, duke e quajtur atë pjesë të një “sjelljeje të rrezikshme dhe të pamatur”.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të marrin parasysh të gjitha alternativat për t’iu përgjigjur komplotit dhe se do të fillohej duke aplikuar sanksione të mëtejshme për të izoluar Teheranin.

Ndërkohë, Arabia Saudite e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të sigurojë ndikim ndërkombëtar përmes vrasjeve, pasi Shtetet e Bashkuara e akuzuan Teheranin si ideator të një komploti për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Washington. Ministri i Jashtëm saudit, Princi Saud al-Faisal tha sot gjatë një vizite në Australi se vendi i tij po përpiqet për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të Iranit dhe se nuk përkulet para presioneve.

SHBA

XS
SM
MD
LG