Lidhje

Presidentët amerikanë të angazhuar në Afrikë


Presidenti Barack Obama ndodhet në Afrikë për vizita në tri vende, qëllimi i të cilave është rigjallërimi i marrëdhënive me kontinentin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Meredith Buel, na informon se zoti Obama po ndjek shembullin e presidentëve të tjerë që janë përqendruar në Afrikë edhe pas përfundimit të mandateve në detyrë.

Turneu i zotit Obama në Afrikë është më i fundit në listën e vizitave të presidentëve amerikanë në 70 vjetët e fundit. Allan Lichtman, historian i presidentën dhe profesor në Universitetin Amerikan, thotë:

“Duke shkuar në Afrikë, presidentët tregojnë se Afrika nuk është harruar dhe se popujt e Afrikës dhe vendet e Afrikës janë të rëndësishme për popullin amerikan dhe për politikë bërësit amerikanë”.

Ndërsa shumë vizita presidenciale janë përqendruar në ndihmën humanitare, Presidenti Obama po përqendrohet tek tregtia, investimet dhe demokracia. Jennifer Cooke e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se zoti Obama e ka drejtuar vështrimin nga e ardhmja.

“Ai po e tejkalon atë angazhim në çështjet humanitare duke u angazhuar në një proces më energjik që të rinjtë e Afrikës presin”.

Presidenti Franklin Roosevelt shkoi për vizitë në Afrikën e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’u takuar me aleatët, pëfshirë Kryeministrin britanik, Winston Churchill. Në vitin 1943, udhëheqësit u takuan në Kazablanka dhe më vonë atë vit në Kajro për të diskutuar strategjinë për luftërat në Evropë dhe në Paqësor.

Presidenti Jimmy Carter vizitoi Nigerinë dhe Liberinë në vitin 1978. Si ish president, zoti Carter kanë bërë shumë vizita në Afrikë, duke u përqendruar në sëmundje të tilla si verbimi dhe malarja. Fushata e Qendrës Carter për eliminimin e shiritit të Guinesë është konsideruar sukses i madh.

“Dhe ne besojmë se në dy apo tri vitet e ardhëshme shiriti i Guinesë do tëjetë zhdukur në Sudan”.

Ish presidentët si Bill Clinton i kanë përdorur fondacionet e tyre për të mbështetur projekte humanitare në Afrikë. Profesor Allan Lichtman thotë:

“Në fakt rezultat e këtyre nismave në Afrikë janë parë menjëherë dhe drejtpërdrejt. Një gjë e tillë është më e vështirë në pjesë të tjer atë botës”.

Ekspertët e kujdesit shëndetësor thonë se nisma e Presidentit George W. Bush për të luftuar HIV-in dhe SIDA-n në Afrikë ka shpërtuar miliona jetë. Pas përfundimit të mandatit, zoti Bush dhe e shoqja, Laura, kanë vazhduar përpjekjet për çështjet shëndetësore në Afrikë.

“Qendra Bush është krenare për dedikimin e përbashkët me partnerët tanë për shpëtimin e sa më shumë jetëve që të jetë e mundur”.

Ndihma për popullin e Afrikës ka ndikim pozitiv edhe në SHBA. Analistja Jennifer Cooke thotë:

“Nuk janë vetëm presidentët, është edhe publiku amerikan dhe Kongresi, për mendimin tim, që e shikojnë veten si një forcë morale e të mirës”.

Dhe kjo është një trashëgimi që shumë udhëheqës e duan.
XS
SM
MD
LG