Lidhje

Presidenti afgan kritikon fuqitë perëndimore për ndërhyjrje në politikën e vendit


Presidenti afgan kritikon fuqitë perëndimore për ndërhyjrje në politikën e vendit
Presidenti afgan kritikon fuqitë perëndimore për ndërhyjrje në politikën e vendit

Presidenti afgan Hamid Karzai ka kritikuar fuqitë perëndimore që po ndërhyjnë në politikat afgane, gjatë një fjalimi të mbajtur përpara parlamentit të ri të vendit.

Z. Karzai u tha sot ligjvënësve se “ndërhyrjet e huaja” në politikat afgane janë kthyer në “problem serioz”.

Presidenti afgan u betua sot përpara 249 anëtarëve të Volasi Jirga, ose dhomës së ulët të parlamentit, pasi u përball me presionin nga OKB-ja, SHBA dhe ligjvënësit afganë që bënë thirrje për hapjen e sesionit.

Z.Karzai u ka kërkuar ligjvënësve që të presin një muaj për sesionin e parë, duke thënë se një gjykim special kërkon më shumë kohë për të hetuar ankesat për parregullsitë që kanë shoqëruar zgjedhjet e shtatorit në Afganistan.

Në fjalimin e tij sot, z.Karzai gjithashtu u bëri thirrje ligjvënësve që të lënë mënjanë mospajtimet dhe tregoi se bashkimi i kombit do të ndihmojë për të sjellë stabilitetin ekonomik dhe politik në vend. Ai tha se realizmi i këtij piksynimi do të jetë i gjatë e i vështirë.

Ai u zotua gjithashtu që forcat e sigurisë do të jenë të afta që të marrin përgjegjësinë për sigurinë nga forcat e NATO-s brenda vitit 2014.

XS
SM
MD
LG