Lidhje

Presidenti amerikan Barak Obama pret princin Çarls të Britanisë


Presidenti amerikan Barak Obama pret princin Çarls të Britanisë
Presidenti amerikan Barak Obama pret princin Çarls të Britanisë

Princi Charles i Britanisë do të takohet sot në Uashington me presidentin amerikan Barak Obama.

Vizita e princit vjen disa ditë pas martesës së djalit të tij të madh, Princit William në një ceremoni që u transmetua në mbarë botën.

Princi i Uellsit mbërriti dje në Uashington ku ndaloi për një pritje në Gjykatën e Lartë dhe bëri një vizitë në një fermë që kultivon ushqim për familjet me të ardhura të ulta.

Po sot ai do të mbajë një fjalim në një konferencë bujqësore në Universitetin Georgetown, dhe do të marrë pjesë në një ceremoni në mbështetje të forcave të armatosura amerikane dhe britanike të dislokuara jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG