Lidhje

Presidenti Bamir Topi takohet me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga


Presidenti Bamir Topi takohet me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga
Presidenti Bamir Topi takohet me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga

Në Shqipëri, Presidenti Bamir Topi u takua mbrëmë me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila që prej disa ditësh ndodhet me pushime ne qytetin e Vlorës.

Gjatë takimit është biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve. Presidenti Topi, siç njoftohet në komunikatën e shpërndarë nga zyra e tij e shtypit, ka vlerësuar arritjet përsa i përket ushtrimit të pushtetit nga ana e qeverisë së Kosovës në të gjithë territorin, funksionimin e rendit kushtetues dhe shtetit ligjor. Ai ka nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në forume rajonale e ndërkombëtare, duke vlerësur njëkohësisht procesin e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës, për të cilin palët janë shprehur që të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për rritjen e njohjeve ndërkombëtare..

Nga ana e saj, Presidentja e Kosovës ka vënë në dukje faktin se Kosova gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, paqeje dhe qëndrueshmërie në kuadër të integrimit të përbashkët rajonal.

Gjatë qendrimit të saj në Vlorë fundjavën e shkuar, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pati një takim edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.

XS
SM
MD
LG