Lidhje

Presidenti Barak Obama bën një vizitë të papritur në Afganistan


Presidenti Barak Obama bën një vizitë të papritur në Afganistan
Presidenti Barak Obama bën një vizitë të papritur në Afganistan

Presidenti amerikan Barak Obama u tha trupave në Afganistan se po bëjnë përparim kundër talebanëve dhe se do ta kryejnë me sukses misionin në Afganistan.

Në një vizitë të paparalajmëruar në bazën Ajrore të Bagramit pranë Kabulit, Presidenti Obama i falenderoi trupat e koalicionit për shërbim të jashtëzakonshëm në luftën e Afganistanit dhe për sakrificat që po bëjnë duke qenë larg familjeve në sezonin e pushimeve.

Zoti Obama mbërriti në Afganistan sot në mbrëmje, disa ditë para se Shtëpia e Bardhë të nxjerrë një analizë të strategjisë së luftës e cila u hartua kur zoti Obama urdhëroi 30 mijë trupa shtesë për në Afganistan.

Moti i keq e bëri të pamundur një takim të tij me Presidentin afgan Hamid Karzai.

Ai zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin afgan nga Baza ajrore pranë kryeqytetit.

Zoti Obama nderoi gjithashtu me medaljen prestigjioze të ushtrisë, trupave të plagosura në hospitalin e Bagramit.

Ai do të takohet gjithashtu me këshilltarët më të lartë amerikanë në rajon.

XS
SM
MD
LG