Lidhje

Presidenti Barak Obama diskuton me keshilltarët e sigurisë kombëtare situatën në gadishullin Korean


Pasi Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim jashtëzakonisht herët në mengjesin e të henës duke theksuar mbështetjen e fuqishme për ragimin e Koresë së Jugut dhe mbështetje të qartë për mbrojtjen e atij vendi, zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë Robert Gibbs tha se presidenti e ka diskutuar situatën me grupin e tij të sigurisë kombëtare.

Deklerata e Shtepisë së Bardhë e përshkroi fundosjen e anijes luftarake të Koresë së Jugut, për të cilën hetime nderkombëtare fajësonin një silur të Koresë së Veriut, si pjesë e një stili të provokimeve të Koresë së Veriut dhe sfidimi të ligjit nderkombëtar.

Nderkohë që pjesa derrmuese e konferencës për shtypin u përqendrua nga diskutimet për rrjedhën e naftës në fund të detit, zëdhënësi Gibbs ju referua dekleratës së mëparshme dhe udhëtimit të Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Kinë dhe bisedimet e caktuar mbi Seulin me presidentin Lee Myung-bak.

Koreja e Veriut duhet të ndalojë sjelljen e saj kecenues dhe shtypëse. Ne mbështesim veprimet e zotit Lee. Sekretarja Clinton do të shkojë në rajon dhe do të bisedojë me zotin Lee së shpejti.

Kur të kthehet nga turneu aziatik, zonja Clinton do ta njoftojë presidentin mbi konsultimet e saj. Nderkohë, Pentagoni njoftoi të henën se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake.

Zëdhenësi i Departamentit të Mbrojtjes Bryan Whitman thotë se forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut së shpejti do të zhvillojnë dy lloj manovrash detare – njera synon përmirësimin e aftësive të përbashkëta për të zbuluar dhe sprapsur nendetëset dhe tjetra përqendrohet në trajtimin e kercenimeve në sipërfaqe nga anijet.

Keto nisma janë rezultat i gjetjeve të dala nga incidenti i kohëve të fundit si dhe konsultimeve tona thuajse konstante me Korenë e Veriut.

Zëdhënësi nuk përcaktoi se kur dhe ku do të zhvillohen manovrat, apo sa anije dhe trupa do të përfshihen. Ai tha se sapo ishte marrë vendimi për zhvillimin e manovrave.

Javën e kaluar, një hetim nderkombëtar doli në konkluzionin se Koreja e Veriut përdori një silur për të fundosur anijen luftarake të Koresë së Jugut, Cheonan, në afersi të ujërave të debatuara ndërmjet dy koreve duke vrarë 46 marinarë. Koreja e Veriut ka hedhur poshtë gjetjet duke thënë se ato janë fabrikime.

Koreja e Jugut njoftoi një seri hapash shpagimi të henën, përfshi dhenien fund të tregtisë dhe shkembimeve, dhe ndalimi i anijeve të Phenianit për të përdorur ujërat e Koresë së Jugut. Shtepia e Bardhë shprehu mbështetje për veprimet duke e quajtur mbështetjen amerikane për mbrojtjen e Koresë së Jugut të qartë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, e cila ndodhet për një vizitë në Kinë, tha se reagimi amerikan do të përfshinte një komponent ushtarak.

Presidenti Obama ka urdhëruar komandantët ushtarakë që të kordinojnë nga afër me homologët koreanë për të siguruar gadishmërinë dhe për të përmbajtur agesione të ardhëshme. Si pjesë e dialogut tonë të vazhdueshëm, ne do të studiojmë përmirësime të mëtejshme në qendrimin tonë të përbashkët rreth gadishullit.

Zëdhenësi i Departamentit të Mbrojtjes Bryan Whitman thotë se manovrat e reja janë pjesërisht rezultat i atij urdhëri.

Ne duam të vazhdojmë të ndertojmë edhe më tej në bazën e bashkëpunimit të fuqishëm me Republikën e Koresë dhe mendojmë se keto janë dy fusha që e justifikojnë çështjen nën dritën e këtij incidencti dhe që mund të jenë të dobishme për vendet tona.

Manovrat e përbashkëta ushtarake amerikano-jugkoreane gjithnjë e kanë zemruar Korenë e Veriut por janë afro 30 mijë trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe ato zhvillojnë manovra ushtarake me ushtrinë koreano-jugore gjithmonë. Javën e kaluar, shefi i Shtabit të Shtatëmadhorisë amerikane admirali Mike Mullen tha se trupat në Korenë e Jugut nuk ishin venë në gjendje alarmi si rezultat i fundosjes së anijes, por se ato janë vazhdimisht në gjendje gadishmërie.

XS
SM
MD
LG