Lidhje

Presidenti George W. Bush, edhe piktor


Ish presidenti amerikan George W. Bush ka një aftësi të re për të shtuar në rezumenë e tij: piktor.

Subjekti i pikturës së tij? Udhëheqësit botëror – një temë që ai e njeh mirë.

Portretet e zotit Bush do të paraqiten në biblotekën e tij presidenciale nesë në Dallas të shtetit Teksas.

Titulli i ekspozitës, "Arti i Udhëheqjes : Diplomacia Personale e Një Presidenti," do të ketë piktura të figurave botërore me të cilët ai punoi gjatë presidencës së tij nga viti 2001 në vitin 2009, përfshi atë të presidentit rus Vladimir Putin, ish kryeministrin britanik Tony Blair dhe udhëheqësin shpirtëror të Tibetit Dalai Lama.

Zoti Bush filloi hobin e tij të pikturës dy vjet më parë. Në një intervistë për kanalin NBC me vajzën e tij Jenna Bush Hager, e cila punon për këtë rrjet, zoti Bush tha se megjithëse nuk mendon se është një artist i madh, “një botë e re është hapur, për të përmes pikturës.
XS
SM
MD
LG