Lidhje

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy parashtron propozime të reja ekonomike


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy parashtron propozime të reja ekonomike
Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy parashtron propozime të reja ekonomike

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy parashtron sot propozime të reja ekonomike në një paraqitje televizive që analistët thonë se kishte si synim të forconte pozitat e tij para votuesve ndërsa afrohen zgjedhjet e përgjithshme të prillit.

Megjithëse zoti Sarkozy nuk ka njoftuar ende nëse do të kandidojë për një mandat të dytë gjashtëvjeçar, pritet që ai të jetë përballë socialistit Francois Hollande që sipas anketave ka më shumë mbështetje.

Plani i zotit Sarkozy bën thirrje për rritjen në taksën e shtuar për mallrat dhe shërbimet ndërsa kontributet e punëdhënësve për të punësuarit do të shkurtohen. Propozimet e udhëheqësit francez kanë si synim që të gjejnë rrugëzgjidhje për papunësinë e lartë në Francë ku 3 milionë vetë janë të papunë.

Po sot në Athinë, kryeministri grek Lucas Papademos po takohet me politikanët kryesorë të vendit në përpjekje për të siguruar mbështetje për një marrëveshje për uljen e borxhit të vendit dhe për ta shpëtuar nga falimentimi.

XS
SM
MD
LG