Lidhje

Presidenti i Jemenit thotë se është i gatshëm të dorëzojë pushtetin


Presidenti i Jemenit thotë se është i gatshëm të dorëzojë pushtetin
Presidenti i Jemenit thotë se është i gatshëm të dorëzojë pushtetin

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Salehi thotë se është i gatshëm të dorëzojë pushtetin dhe se do ta bëjë këtë gjë në ditët e ardhshme.

Ai e bëri njoftimin në një fjalim televiziv në stacionin shtetëror.

Zoti Salehi, udhëheqës i Jemenit prej 33 vjetësh, tha se nuk dëshiron pushtet dhe se do të heqë dorë shumë shpejt prej tij. Pa specifikuar një datë të saktë, ai nuk dha asnjë hollësi se si do ta bëjë kalimin e pushtetit.

Zoti Salehi tha se ai që do të marrë pushtetin mund të jetë civil ose ushtarak. Por ai nuk e bëri të qartë nëse do të arrinte ose jo një marrëveshje me aktivistët e opozitës të cilët kanë 9 muaj që kërkojnë largimin e tij.

Në fjalimin televiziv ai tha se ‘ishte e pamundur që t’u lejohej atyre të shkatërronin vendin”.

XS
SM
MD
LG