Lidhje

Presidenti i Jemenit Saleh premton se do të largohet nga vendi


Presidenti i Jemenit Saleh premton se do të largohet nga vendi
Presidenti i Jemenit Saleh premton se do të largohet nga vendi

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh ka premtuar se do të largohet nga vendi në drejtim të Shteteve të Bashkuara, disa orë pasi forca të sigurisë besnike të tij vranë 9 protestues të opozitës, pjesëmarrës në një demonstratë masive në kryeqytet.

Në një konferencë për shtyp zoti Saleh tha se ai do të shkojë në Shtetet e Bashkuara në “ditët e ardhshme” për “t’iu larguar” vëmendjes së medias dhe për të lejuar qeverinë e koalicionit të përbashkët të përgatisë zgjedhje për muajin shkurt për zëvendësimin e tij. Ai gjithashtu premtoi të kthehej sërish në Jemen për të vazhduar të punojë si një politikan opozitar. Zoti Saleh nuk dha ndonjë datë të saktë lidhur me planet e tij të udhëtimit.

Më parë, trupa qeveritare të Jemenit kishin hapur zjarr për të ndalur përparimin e dhjetëra mijërave demonstruesve anti-qeveritarë, të cilët kishin mbërritur në kryeqytetin Sana pas një udhëtimi 4 ditor të nisur prej qytetit Taiz, 270 kilometra më në jug.

XS
SM
MD
LG