Lidhje

Presidenti iranian pëson një goditje të ndjeshme në balotazh


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka pësuar një goditje të ndjeshme në balotazhin për zgjedhjet parlamentare që mund të ndikojë tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.

Rezultatet paraprake nga raundi i dytë i votimeve tregojnë mbështetje të fortë për udhëheqjen fetare të Iranit, përfshirë pasuesit e Udhëheqësit Suprem Ajatollahut Ali Khamenei.

Media shtetërore njoftoi sot se kundërshtarët e zotit Ahmadinexhad fituan 20 vende, krahasuar me 8 vende për mbështetësit e tij dhe 11 për kandidatët e pavarur. Sot votohej për 65 vende të parlamentit iranian me 290 vende.

Analistët thonë se marrëdhëniet mes zotit Ahmadinexhad dhe Ajatollahut Khamenei janë të tensionuara.

XS
SM
MD
LG