Presidenti palestinez Mahmud Abas ngriti sot në mënyrë simbolike flamurin palestinez në zyrat e agjencisë kulturore të Kombeve të Bashkuara në Paris.
Anëtarët e UNESCO-s votuan në tetor pro kërkesës së palestinezëve për anëtarësim në organizatë.
Ky vendim u kundërshtua nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, madje Washingtoni i ndërpreu fondet për UNESCO-n.
Kërkesa e palestinezëve për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara ka mbetur në Këshillin e Sigurimit.