Lidhje

Pas shumë javësh, Presidenti Trump në udhëtimin e tij të parë të largët


Presidenti Donald Trump duke vizituar fabrikën e kompanisë "Honeywell International"
Presidenti Donald Trump duke vizituar fabrikën e kompanisë "Honeywell International"

Presidenti Donald Trump bëri një udhëtim të rrallë nga Uashingtoni të martën për të vizituar një fabrikë të prodhimit të maskave në Arizona, duke vizituar kështu një shtet që ai shpreson ta fitojë në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa amerikanët janë duke shmangur udhëtimet për të luftuar koronavirusin.

Punonjësit e kompanisë "Honeywell" duke pritur Presidentin Trump
Punonjësit e kompanisë "Honeywell" duke pritur Presidentin Trump

Presidenti Trump, një republikan që po kandidon për rizgjedhje, qëndroi për disa javë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa administrata e tij mbikqyr përgjigjen ndaj pandemisë që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump ngjitet për të folur në fabrikën e kompanisë "Honeywell International"
Presidenti Trump ngjitet për të folur në fabrikën e kompanisë "Honeywell International"

Presidenti vizitoi një fabrikë prodhimi në Phoenix, të gjigantit të teknologjisë industriale "Honeywell International", fabrikë e cila është përshtatur për të prodhuar maska të frymëmarrjes.

Qeveria federale ka inkurajuar amerikanët të veshin maska për të shmangur përhapjen e virusit edhe kur nuk ndjejnë simptoma të COVID-19. Presidenti Trump deri më tani ka refuzuar të veshë maskë, dhe Nënpresidenti Mike Pence ngjalli kritika për mosveshjen e një maske gjatë një udhëtimi të fundit në klinikën e famshme Mayo në Minesota.

Destinacioni i udhëtimit të parë të Presidentit Trump jashtë Uashingtonit pas disa javësh nuk ishte i rastësishëm.

Presidenti Trump duke folur në Arizona
Presidenti Trump duke folur në Arizona

Presidenti Trump fitoi Arizonën në zgjedhjet e vitit 2016 përballë kandidates demokrate dhe ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton. Megjithatë, anketimet e opinionit të publikut tregojnë se ai aktualisht radhitet pas kandidatit të supozuar të demokratëve për zgjedhjet e nëntorit 2020, ish-Nënpresidentin Joe Biden, në shtetin e ndodhur në jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG