Lidhje

Presidenti Obama do të njoftojë planet për të ulur defiçitin buxhetor


Presidenti Obama do të njoftojë planet për të ulur defiçitin buxhetor
Presidenti Obama do të njoftojë planet për të ulur defiçitin buxhetor

Zyrtarët amerikanë thanë se presidenti Barak Obama do të njoftojë planet për të ulur defiçitin buxhetor, përfshi një propozim për një taksë të re për amerikanët që marrin më shumë se 1 milionë dollarë në vit.

Media po e quan planin Rregullorja Buffet, sipas investitorit miliarder Warren Buffett, i cili në mënyrë të hapur është ankuar se ai dhe të pasurit amerikanë paguajnë më pak taksa federale sesa amerikanët e shtresës së mesme.

Presidenti do ta njoftojë këtë propozim pas planit prej 447 miliardë dollarësh për krijimin e vendeve të reja të punës të hartuar për të pakësuar papunësinë në nivelin e 9 presje 1 përqind.

Të dyja propozimet përballen me një luftë të ashpër në Kongres. Partia Republikane që kontrollin Dhomën e Përfaqësuesve kundërshton çdo rritje taksash. Kryetari i kësaj dhome, Xhon Bejnë ka sugjeruar një reformë të sistemit amerikan të taksave dhe shkurtime në programet qeveritare si sigurimi shoqëror dhe ai për kujdesin shëndetësor për të varfërit. 

XS
SM
MD
LG