Lidhje

Presidenti Obama hedh poshtë akuzat se po politizon vrasjen e Bin Ladenit


Presidenti Barack Obama tha se administrata e tij nuk po e politizon sulmin gjatë të cilit u vra Osama Bin Ladenin, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kritikave se Shtëpia e Bardhë po shpreh një kënaqësi të tepruar lidhur me vrasjen e udhëheqësit terrorist.

Duke folur një ditë para përvjetorit të parë të sulmit të komandove amerikanë në Pakistan ku vranë udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama Bin Laden, zoti Obama tha dje se ka të tjerë, duke iu referuar kundërshtarit të tij republikan në zgjedhjet e nëntorit, që kanë ndryshuar qëndrim lidhur me vazhdimin e një misioni të tillë.

Pa përmendur emrin e Mitt Romnit, Presidenti Obama propozoi që të shikohen deklaratat e mëparshme të disa njerzëve mbi këtë çështje. Disa vjet më parë, zoti Romney tha se nuk ia vlente një përpjekje aq e madhe e aq e kushtueshme për të ndjekur një person, por tani ai po thotë se “natyrisht” që edhe ai do ta kishte urdhëruar vrasjen e Bin Ladenit.

Gjatë një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se “ Unë kam thenë që do ta ndjek Osama Bin Ladenin në qoftë se ne do të kemi të qartë vendndodhjen e tij...dhe kështu vepruam. Nëse ka të tjerë që kanë thenë një gjë e tani pohojnë se do të bënin një gjë tjetër, atëherë le të shpjegojnë qëndrimine tyre”.

Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Osma bin Ladenit, rrjeti televizv amerikan NBC do të transmetojë një program të veçantë ditën e nesërme ku përfshihet një intervistë në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti Obama dhe ndihmësit e tij do të analizojnë zhvillimin e sulmit në rezidencën e Bin Ladenit në Pakistan.

XS
SM
MD
LG