Lidhje

Presidenti Obama kritikon republikanët për mbylljen e vendeve të punës dhe rritjen e taksave për punonjësit.

Në ditën e dytë të turneut 3-ditor me autobus, Presidenti Barak Obama kritikoi ashpër ligjvënësit republikanë, duke i akuzuar se po shkaktojnë mbylljen e vendeve të punës dhe rritjen e taksave për punonjësit.

Zoti Obama i bëri komentet sot në Xhejmstaun të të Karolinës Veriore, ku po përpiqet të grumbullojë mbështetje për planin e tij për hapjen e vendeve të punës, plan që parashikon shpenzimin e 447 miliardë dollarëve.

Presidenti Obama tha se po u jepte një rast të dytë ligjvënësve që të dëgjojnë opinionin e popullit amerikan dhe të bëjnë detyrën duke miratuar një nga një pjesët e veçanta të planit të tij.

Ndërkohë, ai kritikoi ashpër ata ligjvënës që votuan kundër projektligjit të propozuar prej tij se në fakt po rrisin taksat mbi amerikanët duke mos pranuar një shkurtim taksash që do t’u kursente nga 1 mijë dollarë shumë familjeve amerikane.

Nga ana e tij, Senatori republikan Xhon Mekein e kritikoi presidentin për përdorimin e parave të taksapaguesve për fushata politike.

XS
SM
MD
LG