Lidhje

Presidenti Obama në Havai me familjen për Krishtlindjet


Presidenti Obama në Havai me familjen për Krishtlindjet
Presidenti Obama në Havai me familjen për Krishtlindjet

Presidenti amerikan Barak Obama po i kalon Krishtlindjet në Havai së bashku me familjen. Sot, zonja e parë Mishelle Obama iu bashkua presidentit në fjalimin e tij të përjavshëm.

Ata u bënë thirrje amerikanëve të ndihmojnë personelin ushtarak dhe familjet e tyre. Zonja e parë tha se një pako ndihmash apo thjesht një falenderim është një dhuratë e rendësishme për pjestarët e ushtrisë.

Vitin e kaluar, famija Obama vizitoi bazën ushtarake në Havai, por nuk janë bërë publike planet për një vizitë të mundshme këtë vit.

Deri tani, presidenti e ka kaluar kohën në fushën e golfit, në palestër dhe ka shetitur në bregdet me vajzat e tij. Të premten, zonja e parë Mishelle Obama i befasoi fëmijët duke iu përgjigjur pyetjeve të programit për “ndjekjen e gjurmëve të babavitit”, një program tradicional i Krishtlindjeve që drejtohet nga Komanda e amerikano-veriore e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore e njohur me emrin NORAD.

Familja Obama pritet të qendrojë në Havai deri më 2 janar.

XS
SM
MD
LG