Lidhje

Obama në Havai, kryeson takimin ekonomik të Azi-Paqësorit


Obama në Havai, kryeson takimin ekonomik të Azi-Paqësorit
Obama në Havai, kryeson takimin ekonomik të Azi-Paqësorit

Presidenti Barack Obama është në Havai ku po drejton një takim dyditor ekonomik të nivelit të lartë me udhëheqës të Azi-Paqësorit.

Takimi i Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, APEK-ut mbahet në fillim të një udhëtimi nëntë ditor ku Presidenti synon të forcojë lidhjet e Shteteve të Bashkuara me vende të rajonit të Azi-Paqësorit.

Zoti Obama pritet të diskutojë mbi një zonë të tregëtisë së lirë në unazën e Paqësorit, ku të përfshihen Shtetet e Bashkuara, Australia, Brunei, Kili, Malajzia, Zelanda e Re, Peruja, Singapori dhe Vietnami.

Analistët thonë se zoti Obama po e përdor udhëtimin për të siguruar aleatët se Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol kyç në rajon dhe se do të shërbejë si kundërpeshë për statusin në rritje të Kinës.

XS
SM
MD
LG