Lidhje

Obama: SHBA po bëjnë “ përparim real” në Afganistan


Presidenti amerikan Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë “ përparim real” në Afganistan, pavarësisht tensioneve të reja që pasuan vrsjen e 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan që është nën akuzë për këtë ngjarje.

Zoti Obama foli në një konferencë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin britanik David Cameron.

Presidenti tha se “ngjarjet tragjike” të ditëve të fundit në Afganistan janë një kujtesë se misioni mbetet i vështirë, por forcat e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur fitore kyçe.

Zoti Obama tha gjithashtu se afati i tërheqjes së trupave mbetet i pandryshuar.

Presidenti Obama priti në Shtëpinë e Bardhë aleatin e tij më të afërt, Kryeministrin britanik, David Cameron, për bisedime mbi Afganistanin, Sirinë dhe çështjet ekonomike globale.

Shtëpia e Bardhë kishte organizuar një ceremoni madhështore për nder të kryeministrit britanik, i cili ka ardhur në Uashington për vizitë zyrtare.

Presidenti Obama i quajti marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë si "një nga aleancat më të mëdha që bota ka njohur ndonjëherë" dhe tha se ato kanë mbetur "të pandryshuara" megjithë kthesat e historisë.

Zoti Cameron do të jetë sonte i ftuar nderi në darkën që do të shtrohet në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG