Presidenti amerikan Barak Obama po merr pjesë në një takim të hapur me popullatën që po mbahet në Silicon Valley të Kalifornisë, një zonë e njohur për përqendrimin e industrisë kompjuterikë.
Zoti Obama pranoi që të merrte pjesë në këtë takim i cili organizohet nga rrjeti profesionist Linkedln, për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth planit të tij 450 miliard dollarësh, nga përdoruesit e rrjetit Likedln si dhe një audiencë e vendosur në një muzeum pranë qendrës së kësaj kompanie.
Presidenti po zhvillon fushatën e tij treditore në bregun perëndimor ku pritet që të mbledhë miliona dollarë donacione përpara së premtes, kur përfundon afati tre-mujor për mbledhjen e fondeve, që do të tregojë si krahasohet presidenti me rivalët republikanë në këto përpjekje.