Lidhje

Presidenti sirian Assad cakton 26 shkurtin për mbajtjen e referendumit


Presidenti sirian Assad cakton 26 shkurtin për mbajtjen e referendumit
Presidenti sirian Assad cakton 26 shkurtin për mbajtjen e referendumit

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve thotë se Presidenti al-Assad ka caktuar datën 26 shkurt për mbajtjen e referendumit kombëtar mbi kushtetutën e re. Presidenti e pati premtuar mbajtjen e referndumit gjatë një fjalimi në janar, ku tha se dokumenti i ri do të fokusohej në një sistem shumëpartiak në vend.

Ndërkohë, aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se forcat qeveritare kryen sot një sulm në qytetin Hama, qendër e protestave. Ata thanë se trupat qeveritare hynë me forcë në zona të banuara të qytetit dhe se linjat telefonike ishin ndërprerë.

Aktivistët thanë se rreth 40 kilometra në jug të Homsit pati një shpërthim në një tubacion nafte pranë distriktit Baba Amr të banuar kryesisht nga myslimanë suni.

Aktivistët fajësojnë ushtrinë për shpërthimin, ndërsa qeveria thotë se shpërthimi është kryer nga terroristët. Në Homs ndodhet një nga dy rafineritë që ka Siria.

XS
SM
MD
LG