Lidhje

Presidenti Topi u përgjigjet akuzave të kryeministrit


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi iu përgjigj akuzave të djeshme të kryeministrit Sali Berisha ndaj tij, për mos dekretimin pak vite më parë, të ligjit të dosjeve të komunizmit duke kujtuar premtimet e pambajtura sipas tij për kompensimin e të përndjekurve politikë apo ish pronarëve.

Një ditë më parë kryeministri Berisha ishte shprehur se presidenti kishte refuzuar të dekretonte ligjin që sipas tij do të zbardhte të vërtetat e komunizmit. Ndërsa sot pas deklarimeve të presidentit Topi, deputeti demokrat Edi Paloka lëshoi akuza të tjera duke e cilësuar kreun e Shtetit si një kamzhik të kryetarit socialist Edi Rama dhe si një figurë që sipas shumicës ka përdhosur institucionin e presidentit.

XS
SM
MD
LG