Lidhje

Presidenti Topi viziton zonat e prekura nga moti i keq


Presidenti Topi viziton zonat e prekura nga moti i keq
Presidenti Topi viziton zonat e prekura nga moti i keq

Sot në zonën veriore të vendit, në komunën Temal të Shkodrës ishte për vizitë edhe presidenti Bamir Topi, i cili përsëriti thirrjet për një bashkëpunim mes institucioneve dhe strukturave të shtetit për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga moti i keq

Presidenti Topi zhvilloi një takim me përfaqësuesit vendor ku vlerësoi angazhimin e strukturave të policisë, ushtrisë e shëndetësisë dhe të gjitha atyre të përfshira në operacionet e ndihmës. Kreu I shtetit përsëriti thirrjen e tij drejtuar edhe biznesit për të ndihmuar banorët e zonave të goditura nga moti I keq.

Duke ju përgjigjur kërkesës së kryetarit të komunës Temal për ndihmë ndaj një familjeje të bllokuar në fshatin Vilë, presidenti komunikoi me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë për të mundësuar evakuimin sa më të shpejtë të saj.

Kreu I shteti vizitoi sot edhe hidrocentralin e Komanit. Përvec situatës së krijuar nga dëbora Shqipëria po vuan edhe pasojat e problemeve energjitike, duke u detyruar që prej disa muajsh të importojë sasira të mëdha për të garantuar furnizimin e vendit.

XS
SM
MD
LG