Lidhje

Presidenti Trump, fjalim në një konferencë konservatore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shfaq të shtunën për një fjalim përpara një audience miqësore në Konferencën e Aksionit Konservator Politik (CPAC), duke përmbyllur kështu një javë të trazuar me bisedimet pa sukses në samitin me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un dhe dëshminë akuzuese përpara Kongresit të ish-avokatit të tij personal Michael Cohen.

Konferenca ofron edhe një shmangie të vëmendjes për Presidentin, ndërkohë që duket se prokurori i posaçëm Robert Mueller është pranë përmbylljes së hetimit të një bashkëpunimi të mundshëm të fshehtë mes zyrtarëve të fushatës Trump dhe Rusisë.

Kjo është hera e tretë që Presidenti republikan merr pjesë në këtë konferencë tre-ditore, që po zhvillohet në shtetin Marilend (pranë kryeqytetit Uashington), ku tema mbizotëruese është anti-socializmi.

Në po këtë konferencë mbajti një fjalim të premten Nënpresidenti Mike Pence, i cili i akuzoi demokratët se kanë marrë një "kthesë të fortë majtas" përpara zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2020 dhe tha se votuesit duhet të zgjedhin "mes lirisë dhe socializmit".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG