Gjendja me mjetet e informimit në Maqedoni është vlerësuar si mjaft e vështirë vitet e fundit, ndërkohë që duket se po shkallëzohet edhe më tepër, sidomos pas skandalit të përgjimeve ku janë të përfshirë edhe gazetarët.
Pjesëtarë të medias thonë se njerëz të pushtetit diktojnë politikat e mjeteve të informimit në Shkup dhe se kjo gjendje nuk mund të tolerohet.