Në Kosovë, veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, qëlluan me vezë kryeministrin Isa Mustafa gjatë një veprimtarie në qytetin e Podujevës në veri të Prishtinës. Drejtuesit e kësaj lëvizjeje thanë se nuk do të lejohet funksionimi normal i qeverisë së zotit Mustafa, pa u tërhequr marrëveshjet e fundit me Serbinë që sipas tyre e dëmtojnë rëndë shtetin e Kosovës.