Lidhje

Ndahet nga jeta Prince, legjenda e muzikës pop


Sot u nda nga jeta muzikanti i famshëm Prince, ikona e muzikës pop Amerikane. Ai ishte 57 vjeç. Sipas njoftimit të mediave, Pince u gjet i vdekur të enjten në mëngjes, në shtëpinë e tij në Mineapolis të Minesotës.

Muzikanti me shumë talente, i cili ka patur ndikim të madh në muzikën botërore, lindi me emrin Prince Rogers Nelson. Ai u bë i famshëm sidomos me këngët "1999", "Little Red Corvette" dhe "Purple Rain", që mban edhe titullin e albumin të tij të vitit 1984 dhe muzikës së filmit me të njëjtin titull, që shënoi një risi në muzikën botërore.

Princi ka shitur mbi 100 milionë albume në të gjithë botën, ka fituar 7 çmime “Grammy” dhe një “Oscar” në kategorinë e Këngës Origjinale më të mirë, për këngën e tij "Purple Rain."

Prince u bë pjesë e Hollit të Famës për Muzikën “Rock and Roll” në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG