Në Kosovë, autoritetet thanë se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje politike me Serbinë për organizimin e brendshëm juridiko kushtetues të Kosovës. Komentet e tyre pasuan idetë e hedhura nga përfaqësuesit politikë të Beogradit për siç thuhet, nxitjen e negociatave ndërkombëtare lidhur me statusin e pjesës veriore të Kosovës, në kërkim të mundësive që të shmanget kjo çështje si pengesë në negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.