Prodhimet origjinale të firmave shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet vendase e ndërkombëtare. Një prej tyre është kantina më e vjetër e verës “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Durrës. Ajo ka një histori mbi 70 vjeçare dhe është me famë, sepse prodhon shumë lloje verërash. Nga një kompani shtetërore për shumë dekada qysh nga mesi i viteve 90 në Shqipërinë e izoluar, kantina Skënderbeu u privatizua në vitin 2000, duke u përshtatur më së miri në tregjet e lira, dhe rritur cilësinë e prodhimeve për të përballur konkurrentët.
Privatizimi i riktheu gjallërinë kantinës dhe shumëfishoi prodhimin. Krahas blerësve të shumtë, këtu janë gjithnjë të pranishëm edhe grupet e turistëve, që interesohen për prodhimet e agrobiznesit vendas. Për shkak të prodhimeve tipike vendase, ajo tani vizitohet nga turistët si një adresë e rëndësishme e identitetit të Durrësit të sotëm, krahas muzeumeve dhe zonave të hershme antike. Ndërsa këtu në fabrikë turistët i shoqëron nëpër reparte të ndryshme inxhinieri kimist i kantinës, Bashkim Laknori. Ai ka nis punën aty në vitin 1968, dhe ka një përvojë më shumë se 45 vjeçare.
Kantina e verërave “Gjergj Kastrioti” ka edhe një vreshtë të vetën në fsahtin Shkallnuer rreth 8 km larg fabrikës. Në rrushin e saj bazohet çdo prodhim i njohur i impiantit. 00 nevoja per investime dhe teknologji të reja
Kantina është e njohur në rajon për konjakun Skëndërbeu, si edhe për rakinë dhe mushtin e rrushit, ndaj dhe qendra e vëmendjes së vizitorëve të huaj është veçanërisht teknologjia tradicionale e përgatitjes së pijeve vendase. Shumë prej këtyre vizitorëve janë kthyer përsëri këtu si tregtarë për të nënshkruar kontrata shitje dhe bashkëpunimi.