Lidhje

Shqipëri, Diskutohet projekt-buxheti i arsimit


Shqipëri, projekt-buxheti për arsimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Në Tiranë, komisionet e Kuvendit nisën nisën diskutimet mbi projekt-buxhetin për arsimin. Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, thotë se buxheti i vitit të ardhshëm parashikon ndërtim shkollash të reja, rritje pagash për mësuesit dhe konsolidim të sistemit arsimor.

Shqipëri, projekt-buxheti për arsimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Komisionet e parlamentit shqiptar po merren këtë javë me shqyrtimin e risive të projekt-buxhetit për arsimin, krahas sektorëve të tjerë.

Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla shpjegoi sot para komisionit parlamentar për punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë ambicjet e buxhetit të ri si me shtim fondesh ashtu me zgjerim të shërbimeve arsimore. Sipas saj, krahas të tjerave, ky është buxheti i rritjes së pagave dhe trajtimit më dinjitoz të mësuesve.

“Ky është buxheti i rritjes së pagave për mësuesit. Kjo mbështetje e shtuar për ta do të shndërrohet në një performancë më të mirë nga ana e tyre. Kjo po ecën paralel me reformën në mësuesi, sepse kemi futur një standard të ri në fakultetet ku përgatiten mësues, duke vendosur një kufi hyrës më të lartë me notën mesatare 7. Gjithashtu kemi mbuluar tarifat e shkollimit për të gjithë nxënësit ekselentë, që kanë zgjedhur mësuesinë, si dhe një bursë 1 mijë dollarë në vit për këta studentë” - tha zonja Nikolla.

Projekt-buxheti parashikon përfundimin e 65 shkollave të reja dhe rindërtimin e 25 shkollave të tjera, investime në infrastrukturë, që do të sjellin uljen e numrit të nxënësve për cdo klasë në një standart të ri.

Vitin e ardhshëm dyfishohet numri i mësuesve ndihmës në sistemin arsimor për fëmijët me aftësi të kufizuara. Buxheti i ri, thotë ministrja Nikolla, është rritur edhe për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

“Akreditimi i institucioneve të arsimit universitar u krye me standardet më të larta ndërkombëtare, sepse u krye nga agjenci britanike. Ne kemi një avancim në këtë drejtim, që lidhet me një riverifikim të ri të gjithë standardeve për gjithë zbatimin e ligjeve sa i përket karrierës akademike dhe dhënies së titujve dhe gradave, si dhe për të shenuar një standard të ri me atë që është oferta akademike lidhur me tregun e punës” - tha ministrja Nikolla.

Këtë vit shkollor janë futur 47 programe të reja profesionale dyvjeçare për t’u mundësuar maturantëve të aftësohen profesionalisht përballë tregut të punës, dhe sivjet ka një rritje të këtyre regjistrimeve si asnjëherë më parë. Etja për më shumë fonde për arsimin është përherë e madhe, por po aq e rëndësishme, thotë zonja Nikolla, është efektshmëria në përdorimin e fondeve, për të cilën Shqipëria është vlerësuar nga banka Botërore.

“Të gjithë ne kemi ambicjen për të shtuar buxhetin e arsimit, por përtej kësaj ambicjeje, ne kemi përgjegjësinë që këto vlera monetare ne t’i menaxhojmë në mënyrën më eficente të mundshme. Unë dua të ndaj me ju dhe me publikun një raport të fundit të Bankës Botërore, e cila e rendit Shqipërinë si vendin më performant nga të gjithë vendet, që kanë të njëjtin shpenzim buxhetor sa i përket arsimit dhe për nga niveli i krahasueshëm ekonomik” - tha ministrja Nikolla.

Projekt-buxheti i ri synon të rritë cilësinë e arsimimit në sistemin shkollor shqiptar të të gjitha moshave, nga fëmijët deri te studentët. Këtë vit edhe 50 shkolla të tjera, shtohen në funksionimin sipas modelit “qendra komunitare”, me një seri veprimtarish, për t’i kthyer ato në qendra të formimit qytetar e demokratik për prindërit, mësuesit dhe fëmijët si edhe për komunitetin ku ato gjenden.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG